Rreth nesh

Geokos A&A është një kompani private, e specializuar në gjeoteknikë dhe gjeologji. Gama jonë e punës përfshin punët fushore, shpimet, testimet fushore, testimet laboratorike, konsulencë gjeoteknike dhe diazajn. Ne operojmë në Kosovë, Shqipëri, dhe regjion. Ekipi ynë analizon vetitë fizike dhe mekanike të dherave dhe shkëmbinjëve në mënyrë që të caktohen kushtet më efektive për të ndërtuar. Paisjet shpuese dhe testuese moderne, dhe laboratory ynë I akredituar siguron integritetin e rezultateve te testimeve, caktimin e saktë të parametrave të shkëmbinjëve dhe dherave, dhe na mundëson të gjejmë zgjidhje për të ndërtuar bazamentet e strukturave të ndryshme. Që nga themelimi, Geokos A&A ka ofruar shërbime gjeoteknike për projekte të ndryshme, duke përfshirë struktura të ndryshme komerciale, industrial, banimore, etj. Përvoja jonë në dizajn dhe konsulencë përfshinë fondimet, sistemet e mureve mbajtëse, etj.

27

Vitet e Eksperiences

500+

Projektet

200+

Klientet

Kompania jonë

Misioni

Misioni yne eshte te ofrojme sherbime me te cilat klientet mbeten te knaqur, dhe te punojme konform standardeve teknike Europiane, duke mbetur lider ne fushen e hulumtimeve gjeoteknike ne Kosove.

Vizioni

Përmirësimi I vazhdueshëm është qëllim kryesor për një kompani si Geokos A&A. Vizioni yne eshte te integrohemi ne treg te jashtem, dhe ta zgjerojme gamen e sherbimeve ne testime te te gjitha materialeve te ndertimit.

Historiku

Geokos A&A është themeluar më 1993, si kompani private me 4 punëtorë dhe e paisur me një makinë shpimi GDR-150. Ne kemi punuar ne kërkime hidrologjike dhe hapje të puseve për kërkesa të objekteve individuale dhe kolektive. Në vitin 2000 kemi filluar të punojmë për organizata të ndryshme jo-qeveritare. Më 2002 jemi regjistruar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës si N.N.SH. Geokos A&A si kompani që zhvillon aktivitete në fushën e gjeoteknikës, gjeologjisë, hidrogjeologjisë, dhe hapjen e puseve. Gjatë kësaj periudhe ne kemi investuar në personel, makineri, dhe paisje shtesë. Që nga data 26.09.2005, ne kemi vazhduar punën si ortakëri e përgjithshme me emër N.N.SH. Geokos A&A, dhe bazuar në kërkesë, jemi pajisur me laboratorin e gjeoteknikës. Ne e kemi kompletuar laboratorin në vazhdimësi. Ne 2005, N.N.SH. Geokos A&A është akredituar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, çertifikuar nga TUV NORD më 02/11/2009 me EN ISO 9001:2008, si dhe çertifikuar nga Bureau Veritas me EN ISO 9001:2008 më 01/11/2012. Tani, Geokos A&A ka stafin dhe infrastukturën e nevojshme për të kryer punët për të cilat është akredituar dhe çertifikuar. Ne vazhdimisht jemi në kontakt me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së Gjeoteknikës dhe Gjeologjisë për projekte të ndryshme. Sot vazhdojme veprimin si Geokos A&A O.P. dhe jemi te licensuar nga Ministria e Tregtise dhe Infrastruktures, si dhe te çertifikuar nga Vureau Veritas me IN ISO 9001:2017.