Geokos A&A është kompani e specializuar në inxhinieri gjeoteknike dhe gjeologji


Rreth nesh

Geokos A&A është kompani private, e specializuar në inxhinieri gjeoteknike dhe gjeologji. Gama jonë e punës përfshin hulumtime fushore, shpime me karakter gjeologjik, testime laboratorike, dhe konsulenë dhe projektim gjeoteknik. Geokos A&A operon në Kosovë, Shqipëri, dhe rajon. Ekipi ynë analizon vetitë fizike dhe mekanike te dherave dhe shkëmbinjëve në mënyrë që të caktohen kushtet më të favorshme të ndërtimit. Makinat shpuese, testimet fushore moderne, laboratori i akredituar garantojnë integritetin e rrezultateve të testimit, caktimin e parametrave te dherave dhe shkëmbinjëve, në mënyrë që të projektohen zgjedhje për struktura të ndryshme, rrugë, ura, etj. Që nga themelimi, Geokos A&A ka ofruar shërbime të ndryshme në fushën e gjeomekanikës dhe gjeoteknikës për projekte të ndryshme, duke përfshirë ndërtesa dhe struktura komerciale, institucionale, industriale, etj.

Shërbimet tona

Geokos A&A vepron në Kosovë, Shqipëri, dhe regjion. Kompania jonë ka tre sektorë:


 

Çdo gjë që shihet mbështetet në dhera ose shkëmbinjë

Para se të ndërtohen autostrada, ura, dhe struktura të ndryshme, vetitë e dherave duhet të caktohen. Është thembësore që të parashikohet se si dherat do të reagojnë nën ngarkesë të shkaktuar nga pesha e strukturës..

Inxhinieria gjeoteknike është degë e inxhinierisë së ndërtimit e cila fokusohet në vetitë e materialeve të tokës. Gjeoteknika përfshin fusha special siç janë mekanika e dherave dhe shkëmbinjëve, hidrogjeologjia, gjeofizika, dhe gjeologjia.

Puna jonë përfshin përdorimin e metodave shkencore dhe principeve inxhinierike për të marrë dhe për të interpretuar vetitë fizike dhe mekanike të tokës. Ky informacion pastaj përdoret për të parashikuar reagimin e tokës në rast të ngarkesave nga strukturat.

Geokos A&A ka përvojën, dijen, dhe tekologjinë për të hulumtuar gjendjen e dherave, si dhe për të rekomanduar dhe dizajnuar themele. Geokos A&A poashtu bën edhe monitorimin e punëve të dheut në terren.

Hulumtimi gjeoteknik fillon nga shpimet sondazhe ne fushë dhe testimet fushore. Mostrat që mirren në fushë testohen në laboratorin tonë të akredituar, dhe rrezultatet përpunohen dhe interpretohen nga inxhinierët tanë të kualifikuar. Gjithashtu, ne shpesh përfshijme edhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushat e gjeologjisë dhe gjeoteknikës për projekte të ndryshme.

Experienca

Që nga themelimi, Geokos A&A ka luajtur rrol të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës së Kosovës. Ne jemi përfshirë me disa nga projektet madhore që kanë përfunduar dhe që janë në zhvillim e sipër. Geokos A&A poashtu është e përfshirë me ndërtesa rezidenciale dhe komerciale, dhe ka kontribuar me hulumtime gjeoteknike dhe konsulencë për shumë projekte private.