Rëndësia e Hulumtimeve Gjeomekanike
Kushtet ekzistuese te tokes të një sheshi ndertimi janë jashtëzakonisht të ndryshueshme. Ndryshe nga sjellja e materialeve të ndërtimit (si betoni, çeliku, druri), përbërja e tokës eshte komplekse dhe mund të ndryshojë edhe në distanca shume të shkurtëra. Mos-realizimi I hulumtimeve te mirefillta gjeoteknike mund te rezultoje ne:

Rreshqitjen e dheut
- Shembjen e gropave ndertimore
- Shembjen e pjerrtesive ekzistuese
- Shembjen e strukturave si pasoje e rreshqitjes se dheut

Levizjen e themeleve
- Deshtimin e aftesise mbajtese
- Uljet e pa lejuara dhe diferenciale (qe shkaktojne çarje te struktures)
- Bymimin e tokes (ngritjen e themeleve dhe çarje te struktures)

Projektim te gabueshem
- Shpenzime te panevojshme te investitorit
- Ndertim me kosto me te larte
- Ndikim negativ ne jetegjatesine e projekteve

Disa nga faktoret gjeomekanikë qe ndikojne negativisht jane:
- Ndryshimi I nivelit te ujerave,
- Erozioni I vazhdueshem,
- Heterogjeniteti I dherave,
- Aktivitetet e germimit,
- Likuifikimi I dherave, si dhe;
- Katastrofat natyrale siç jane termetet dhe rreshqitjet masive
Inxhinieria gjeoteknike është një aspekt i rëndësishëm i inxhinierisë se ndertimit dhe përvoja ka treguar se dështimet në projektet inxhinierike shpesh lidhen me tokën, megjithatë shqyrtimi i kujdesshëm i kushteve të tokës me vlerësim të plotë gjeoteknik do të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kushtueshme.
Detyra e një inxhinieri gjeoteknik është të sigurohet që një ndërtesë të mos shtohet në listën e gjatë të ndërtesave jostabile (ne levizje). Të gjithë jemi të njohur me Kullën e Pjerrët të Pizës, por a e dini se ka ndërtesa të tjera të famshme që janë anuar?