

Geokos A&A është një kompani e specializuar në gjeoteknikë dhe gjeologji.
Gama jonë e punës përfshin punët fushore, shpimet gjeomekanike, testimet fushore, testimet laboratorike gjeomekanike, konsulencë gjeoteknike dhe diazajn. Ne operojmë në Kosovë, Shqipëri, dhe regjion. Ekipi ynë analizon vetitë fizike dhe mekanike të dherave dhe shkëmbinjëve në mënyrë që të caktohen kushtet më efektive për të ndërtuar. Paisjet shpuese dhe testuese moderne, dhe laboratory ynë I akredituar siguron integritetin e rezultateve te testimeve, caktimin e saktë të parametrave të shkëmbinjëve dhe dherave, dhe na mundëson të gjejmë zgjidhje për të ndërtuar bazamentet e strukturave të ndryshme.
Që nga themelimi, Geokos A&A ka ofruar shërbime gjeoteknike për projekte të ndryshme, duke përfshirë struktura të ndryshme komerciale, industrial, banimore, etj. Përvoja jonë në dizajn dhe konsulencë përfshinë fondimet, sistemet e mureve mbajtëse, etj.
1
SHPIME GJEOMEKANIKE
2
TESTIME GJEOMEKANIKE
3
KRIJIMI I MODELIT GJEOMEKANIK

MISIONI
Misioni yne eshte te ofrojme sherbime me te cilat klientet mbeten te kenaqur, te punojme konform standardeve teknike Evropiane, dhe te ofrojme zgjidhje financiarisht te pershtatshme dhe lehte te ekzekutueshme per klientet.

VIZIONI
Vizioni yne eshte te mbesim lider ne fushen e hulumtimeve gjeomekanike ne Kosove, duke punuar drejte permiresimit te vazhdueshem, dhe te integrohemi ne tregun Evropian.
Historiku
Geokos A&A është themeluar më 1993, si kompani private me 4 punëtorë dhe e paisur me një makinë shpimi GDR-150. Ne kemi punuar ne kërkime hidrologjike dhe hapje të puseve për kërkesa të objekteve individuale dhe kolektive. Në vitin 2000 kemi filluar të punojmë për organizata të ndryshme jo-qeveritare. Më 2002 jemi regjistruar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës si N.N.SH. Geokos A&A si kompani që zhvillon aktivitete në fushën e gjeoteknikës, gjeologjisë, hidrogjeologjisë, dhe hapjen e puseve. Gjatë kësaj periudhe ne kemi investuar në personel, makineri, dhe paisje shtesë. Që nga data 26.09.2005, ne kemi vazhduar punën si ortakëri e përgjithshme me emër N.N.SH. Geokos A&A, dhe bazuar në kërkesë, jemi pajisur me laboratorin e gjeoteknikës. Ne e kemi kompletuar laboratorin në vazhdimësi. Ne 2005, N.N.SH. Geokos A&A është akredituar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, çertifikuar nga TUV NORD më 02/11/2009 me EN ISO 9001:2008, si dhe çertifikuar nga Bureau Veritas me EN ISO 9001:2008 më 01/11/2012. Tani, Geokos A&A ka stafin dhe infrastukturën e nevojshme për të kryer punët për të cilat është akredituar dhe çertifikuar. Ne vazhdimisht jemi në kontakt me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së Gjeoteknikës dhe Gjeologjisë për projekte të ndryshme. Sot vazhdojme veprimin si Geokos A&A O.P. dhe jemi te licensuar nga Ministria e Tregtise dhe Infrastruktures, si dhe te çertifikuar nga Vureau Veritas me IN ISO 9001:2017.
Çfarë thonë klientët për ne
” Shërbimet janë përgatitur siç duhet, sipas ligjeve të shkencës dhe teknikës, specifikimeve përkatëse, kushteve të kontratës dhe dokumenteve të kontratës. “
” Stafi i tyre profesional është i ditur dhe i aftë për të ofruar testime dhe zgjidhje që përputhen me standardet evropiane. Mbështetja e tyre proaktive dhe e saktë i bëri ata një pjesë shumë të vlerësuar të ekipit tonë të Projektit. “
” Ata bëjnë një punë të shkëlqyer, janë gjithmonë të përpiktë dhe ofrojnë shërbimet më profesionale gjeoteknike. Ne e vlerësuam veçanërisht profesionalizmin dhe gadishmerine e tyre gjatë projektit. “
” Ne rekomandojmë fuqimisht çdo kontraktor që të bashkëpunojë me Geokos A&A. “
” Geokos A&A punoi ngushtë me ekipin tonë të Projektit për të koordinuar ekzekutimin në kohë të hulumtimit te terrenit. Mbështetja e tyre proaktive dhe e saktë i bëri ata një partner shumë të vlefshëm të Ekipit tonë të Projektit. Ne jemi shumë të kënaqur me punën që Geokos A&A ka kryer dhe mund t’i rekomandojmë fuqimisht. “
” Geokos ka ofruar mbështetje të fuqishme për projektin tonë, si në testimin në terren ashtu edhe në zgjidhjen e problemeve. Ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një anëtar i vlefshëm i ekipit tonë të projektit. Unë do t’ia rekomandoja GEOKOS-in çdo kontraktori që kërkon një agjenci shumë të kualifikuar të projektimit dhe testimit gjeoteknik. “
” Punimet e realizuara u vlerësuan si shumë profesionale dhe me cilësi shumë të mirë nga përfaqësuesi i Spiecapag. Rekomandojmë fuqimisht bashkëpunimin me kompaninë Geokos A&A për punë të mëtejshme. “
” Geokos A&A punoi në mënyrë efikase dhe profesionale për të përmbushur kërkesat e Kontratës. “
” Geoks A&A ka punuar me Limak Insaat Sanayi ve Ticaret AS – Dega në Kosovë për mbi 7 vite, dhe ka ofruar hetime gjeoteknike për ndërtimin e Terminalit të Ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe Zgjerimin dhe Punët Suplementare të Pistës. Unë jam i sigurt për shërbimet e Geokos A&A dhe me siguri mund t’i rekomandoj shërbimet. “
” Ne jemi shumë të kënaqur me punën që Geokos A&A ka kryer dhe mund t’i rekomandojmë me besim. “
” Geokos A&A ka vepruar me profesionalizëm të lartë dhe me rezultate të shkëlqyera duke dhënë një kontribut të plotë dhe vendimtar për hartimin e punimeve të sipërpërmendura si dhe duke ofruar mbështetje vendimtare gjatë mbikëqyrjes së punimeve për përballimin e situatës së papritur, përcaktimit të variacioneve të punimeve dhe punimeve shtesë. Ne rekomandojmë Geokos A&A për çdo detyrë të ngjashme. “